ARKATANA

Elina Hajrullahu, Tuana Ajzavaj, Valdete Salihu dhe Haqife Rahimaj shpallen lexuesit e vitit në Bibliotekën e Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Elina Hajrullahu, Tuana Ajzavaj, Valdete Salihu dhe Haqife Rahimaj janë shpallur sot lexueset e vitit 2018 në Bibliotekën e Qytetit, të cilat kryetari Lutfi Haziri i ka nderuar me mirënjohje në kuadër të shënimit të 11-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Mirënjohjet në emër të kryetarit ua ka dhënë sot zyrtarisht kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi Emini, e cila tha se këto vajza janë shembulli më i mirë se si duhet të punohet për t’u formuar intelektualisht.

Mobi Casa

Drejtori i Bibliotekës së Qytetit, Qazim Azizi, pasi i ka uruar lexueset e vitit për mirënjohjet, ka njoftuar se gjatë vitit 2018 mbi 38 mijë lexues kanë huazuar libra, mbi 78 mijë përdorues të sallave të leximit.

Përndryshe, vitin e kaluar Biblioteka e Qytetit ka shënuar 80-vjetorin e themelimit të saj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.