FITORJA

Elina Duni, e para ndër 10 më të mirët në xhazin zviceran

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gazeta “AZ” e ka vendosur Elinën në vendin e parë të toplistës prej 10 këngëtarëve dhe grupeve zvicerane të xhazit

Këngëtarja e njohur e xhazit Elina Duni, gjatë vitit që shkoi ka qenë mjaft e suksesshme në skenat e Zvicrës dhe më gjerë. Për këtë ajo ka fituar disa vlerësime nivelesh të ndryshme nga fusha e xhazit, kryesisht lidhur me albumin e saj të ri «Dallëndyshe».

Ka pasur medie britanike dhe të vendeve tjera që e kanë vlerësuar këngëtaren tonë me notat më të larta.

Një vlerësim të ngjashëm e ka bërë edhe gazeta aargauerzeitung e Zvicrës, me ç`rast Elinën e ka vendosur në vendin e parë të toplistësh prej 10 këngëtarëve dhe grupeve zvicerane të xhazit.

FIDANISHTJA

«Viti 2015 ka qenë veçanërisht i pasur për xhazin zviceran. Për këtë arsye edhe «shtyrja» për kreun e hitpardes vjetore ka qenë e madhe, transmeton albinfo.ch. Dhe, në fund, ka qenë këngëtarja Elina Duni si një ambasadore unikale e poezisë shqiptare, ajo që ka rezultuar më e mira, shkruan Stefan Künzli, ekspert i muzikës në këtë gazetë. Ajo është pak përpara trios «Schnellertollermeier», i cili me tinguj repetitivë të stilit të rokut, po ia del të lë gjurmë edhe në skenën e xhazit. Por, sikur ky grp ashtu dhe Elina shkaktojnë reagie me zgjerimin që i bëjnë konceptit të xhazit. Një formulë kjo që vlen edhe për grupet Egopusher dhe The Great Harry Hilman./albinfo/

Ja toplista

Elina DuniQuartet: Dallendyshe2. Schnellertollermeier: X 3. Le Rex: Wild Man 4. Kaos Protokoll: Questclamationmarks 5. Egopusher (Tobias Preisig, Alessandro Gianelli) 6. The Great Harry Hillman: Veer off course 7. Christoph Irniger Trio: Octopus 8. René Mosele’s Ramblin’: Relaxing At The Showdown 9. Sarah Buechi: Shadow Garden. Intakt 10. Christoph Grab Raw Vision: Code Talker

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.