Eliksiri për pasqyrë të shëndetshme të gjakut

Kjo “bombë” me vitamina apo eliksir shërues është ilaç i vërtetuar për shtimin e hemoglobinës, rritjen e rruazave të kuqe të gjakut dhe përmirësimin e pasqyrës së gjakut në përgjithësi. Përveçse është i shëndetshëm, është i shijshëm, e mund ta përdorni sa të dëshironi. Pas dy javë konsumimi, kontrolloni pasqyrën e gjakut dhe befasohuni këndshëm.
Për përgatitjen e këtij ilaçi natyral nevojiten:
Përbërësit:
200 ml mjaltë, 200 g arra, 200 g rrush të tharë, 200 ml lëng nga karota, 200 ml lëng nga panxhari dhe 2 limonë.
Përgatitja:
Pastroni limonët. I ndani përgjysmë dhe nxirrni bërthamat. I bluani me lëvore dhe i vendosni në një kavanoz prej një litër. Në masën e limonëve të bluar shtoni mjaltin, lëngun e shtrydhur nga karota dhe panxhari dhe i përzieni. Më pas në masë shtoni edhe arrat e bluara dhe rrushin e tharë. Përsëri i përzieni dhe do të fitoni rreth 1 kg masë shëruese dhe shumë të shijshme. Ta ruani në kavanoz prej qelqi në frigorifer. Merrni tri herë në ditë nga një lugë para shujtave.
(Kosova Sot)