UBT

Eliksiri i rinisë së përjetshme ekziston

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

E ardhmja do të “sjellë” njerëz me rini të përjetshme. Për më tepër, zbuloni detajet e mëposhtme të studimeve të fundit shkencore…

Fantashkenca

A do të ketë një të ardhme në të cilën raca do të ndahet në dy lloje: gjenetikisht e shëndetshme dhe e pasur nga njëra anë dhe e varfër dhe e sëmurë nga ana tjetër, ashtu siç është imagjinuar nga shumë shkrimtarë të fantashkencës? Për momentin kjo gjë nuk mund të dihet, edhe pse shkenca po punon fort për këtë çështje.

Sipas biologut amerikan, Lee Silver, progresi në gjenetikë dhe klonimi do të mund të krijonin njeriun e pasur të shekullit të njëzetedytë, si dhe prodhimin e një lloj “bebeje”, rezistente ndaj sëmundjeve, e përmirësuar gjenetikisht nga pikëpamja e fuqisë, atraktivitetit dhe koeficientit të inteligjencës.

Një e ardhme me super të pasur, të shëndetshëm dhe të bukur

Pavarësisht spekulimeve dhe fantashkencës, fakti është që shëndeti dhe pasuria kanë qenë të “lidhur” me njëri-tjetrin prej një kohe të gjatë. Të pasurit jetojnë më gjatë, kanë një jetë më të shëndetshme në krahasim me ata të vendeve më të varfra, kjo falë ushqyerjes më të mirë, si dhe medikamenteve e shërbimeve higjieno-sanitare. Me kalimin e viteve, progresi shkencor në fushën e gjenomisë dhe të terapisë së qelizave burimore kanë lejuar të imagjinohet një e ardhme ku super të pasurit mund të blejnë rininë e përjetshme dhe bukurinë, përveçse do të jetojnë pothuajse përherë të shëndetshëm.

Qeliza “të ngrira”

Mobi Casa

Gjatë këtyre ditëve, një shoqëri e teknologjisë së bioinxhinjerisë franceze, “Cellectis”, ka vendosur të fillojë një program në Britaninë e Madhe, në bazë të të cilit do të merret dhe do të ngrihet një kampion qelizash të lëkurës, duke e transformuar atë në një strukturë të veçantë, me induksionin e qelizave burimore, me veti (pothuajse magjike) rigjenerimi. Në të ardhmen, mjekët do të jenë në gjendje të marrin disa nga këto qeliza dhe t’i përdorin për të zëvendësuar ato të dëmtuarat nga koha.

Një ndërhyrje prej 45.000 eurosh

Kostoja për të marrë “shërbimin” e sipërpërmendur është shumë e lartë, rreth 45.000 euro. Kështu që shoqëria parashikon që vetëm të pasurit do të mund ta përfitojnë këtë shërbim.

Qelizat burimore: investim masiv për organet e ngrirjes

Qelizat burimore mund të zhvillohen në çdo lloj indi çka do të thotë që një pacient i prekur nga shenjat e para të sëmundjes Alzheimer mund të trajtohet me një injeksion indi të shëndetshëm për të zëvendësuar qelizat senile të trurit të dëmtuar. Në sajë të këtyre qelizave të ngrira është e mundur që të rriten organe të tjera si zemra dhe veshkat. Shkenca është duke ecur në këtë rrugë për një kohë të gjatë dhe disa kompani amerikane kanë investuar shuma të mëdha parash në projekte të ngrirjes dhe rrjedhimisht magazinimit të qelizave me synimin që ato të përdohen më vonë nga njerëzit.

Qelizat burimore dhe embrionet, fetë kundër

Projekti “Cellectis” ka kosto marramendëse dhe do të përdoret në fushën e kërkimit mbi qelizat burimore. Më herët, shpresa më e mirë për të marrë qeliza burimore ka qenë ajo për t’i mbledhur nga embrionet. Gjithsesi, ky proces kërkon kohë dhe është i mbushur me probleme etike. Shumë fe, përfshirë edhe atë katolike, e kundërshtojnë vazhdimisht këtë kërkim.