FIDANISHTJA

Elife Sherifi zëdhënësja e FC Dritës e cila po thyen tabut

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Shumë pak janë ato klube në futbollin e Kosovës që në radhët e veta kanë punëtore të gjinisë femërore. Për FC Dritën kjo temë nuk është tabu, pasi në këtë stinor në radhët e saj ka përforcuar stafin e saj me zëdhënësen e klubit për informim, Elife Sherifi.

Kjo nismë e re e “bardhekaltërve” të FC Dritës, duhet përshëndetur duke vendosur standarde të reja në futbollin e Kosovës duke u barazuar me ato evropiane me një qëllim të vetëm që klubi FC Drita të jetë transparent me mediat e shkruara e elektronike, duke mbajtur konferenca të rregullta me gazetarë.

Zëdhënësja e FC Drita, Elife Sherifi, gjatë karrierës së saj ka një bagazh angazhimesh në gazetari, ajo ka kryer studimet e gazetarisë në Prishtinë, ndërsa për 10 vite ka dhënë kontribut për të mirën e publikut në radio televizion dhe media elektronike.

Mediumet ku Elifja është angazhuar janë në TV Vali, 2lonline, Radio Star, Gazeta Sheshi, Gjirafa,biz, Indeksonline e në Periskopi, ndërsa një kontribut të jashtëzakonshëm ka dhënë edhe në organizatat joqeveritare në disa projekte.

ARKATANA

Dashurinë ndaj futbollit e në veçanti ndaj FC Drita, Elifja e trashëgoi nga familja e saj duke u bërë njëra ndër tifozët më të zjarrta të gjinisë së bukur tek “bardhekaltërtit”.
“Me ngjyrat e klubit të Deitës jam rritur, e gjithë familja ime jemi me ngjyrat “bardhekaltër”, që nga fëmirija jam dashuruar në këto ngjyra dhe jam e lumtur që tani jam pjesë e kësaj familje të madhe të futbollit”, ka bërë të ditur, Elife Sherifi.

Zëdhënësja e FC Dritës, Elife Sherifi, ka theksuar se FC Drita padyshim është skuadra më e organizuar në futbollin e Kosovës.
“Ne po vendosim kritere evropiane të futbollit, gazetarët do të kenë qasje në klub për çdo interesim të tyre, do të jemi transparent për të gjithë rrjedhat e klubit e për këtë merita të veçanta kanë i gjithë stafi i klubit me të vetmin qëllim që dalëngadalë të bëhemi si klubet evropiane”, thekson zëdhënësja Sherifi.

Elifja ka edhe një porosi për të gjitha femrat të cilat e dojnë jo vetëm futbollin por në përgjithësi sportin që të angazhohen sa më tepër nëpër klube për të dhënë kontributin e tyre për të mirën e sportit e në veçanti të femrave./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.