ARKATANA

Elie Wiesel, filozofi që mbrojti shqiptarët

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Mentor Petrela – Shuhet Elie Wiesel, filozof nobelist universialist, figurë që mbrojti të dobëtit. Si shumë familje hebrenjsh që pësuan Holokaustin gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte i vetmi i familjes që i mbijetoi Auschwitz Buchenwald. Jeta e tij si shkrimtar pacifist e mendimtar, përshkohet nga humanizmi aktiv në konfliktet që provokuan në botë vuajtje të qenies njerëzore.

Angazhimi i tij në krah të së drejtës së shqiptarëve në konfliktin që bëri të mundur lirinë e Kosovës është një kontribut i shquar që duhet ta kujtojmë e ta fiksojmë në historinë tonë.

Kam pasur privilegjin ta takoj dy herë në Paris në rreth miqsh, ku krahas vizionit global, urtësia dhe interesimi për shqiptarët, Ismail Kadarenë, komunizmin, Kosovën, shpjegojnë ardhjen në Tiranë për të takuar refugjatët kosovarë në Qendrën Spitalore Universitare më 1999.

Konflikti midis Millosheviqit, NATO-s dhe shqiptarëve në Kosovë kishte hyrë në fazën kritike. Elie Wiesel arriti pasdreke në Tiranë, si i dërguar i posaçëm i Presidentit Clinton. I shoqëruar nga të gjitha mediat CNN, BBC, CBC e SKY arriti në spital. Grupi i refugjatëve kosovarë, të cilët ndodheshin të shtruar në spital dhe një pjesë e familjarëve që i shoqëronin, ishin mbledhur në sallën e mbledhjeve të drejtorisë së vjetër.

FIDANISHTJA

Drejtori i Spitalit, prof. Mustafa Xhani, dhe një emisar i Ambasadës amerikane, më kishin ftuar të prisja e shoqëroja Elie Wieselin. Në sallë takimi me refugjatët u zhvillua me dyer të mbyllura, nën kujdesin e dy të dërguarve të Shtëpisë së Bardhë. Dëshmitë e refugjatëve kosovarë e prekën shumë Elie Wieselin. Më pas, së bashku me ambasadorin Frowick e shoqëruam në pacientët e shtruar në psikiatri dhe dializë.

Pyetjet e thjeshta njerëzore e shikimi drejt në sy, shpesh përballeshin në ndrojtjen e kosovarëve që ndonjëherë fshihnin dhunën për të ruajtur dinjitetin. Akrimonia e pamjes së tij, mënyra empatike për të kuptuar vuajtjen e tjetrit ishin mbresëlënëse.

Pas vizitës, duke ecur së bashku me ambasadorin Frowick, me zërin e ulur karakteristik thotë këto dëshmi janë çnjerëzore, kriminale e më pas bëri deklaratën, iu përgjigj pyetjeve të mediave ndërkombëtare. Të nesërmen, presidenti Clinton urdhëroi bombardimet dhe angazhimin amerikan që i dha lirinë Kosovës.

Shqiptarët dhe Kosova duhet të ndihen pak jetime me humbjen e Elie Wieselit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.