UBT

Eli Fara tregon përse është mjaftuar vetëm me një fëmijë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Këtë të shtunë e ftuar në emisionin “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu ka qenë këngëtarja e njohur Eli Fara.

Eli ka rrëfyer në emision të rejat e fundit nga jeta e saj. Një nga gjërat për të cilën kemi qenë gjithnjë kurioz është se përse Eli është mjaftuar me një fëmijë. Ajo ka një vajzë nga martesa e saj, Marina Farën e cila po ashtu është personazh i njohur për publikun.

HW

Eli është shprehur se në fakt ajo ka dashur gjithnjë të ketë më shumë se një fëmijë, por e ka penguar fakti se për të zgjeruar familjen, të duhet në krah personi i duhur.

“Absolutisht po. Të paktën thoja më parë dua të kem 3 fëmijë. Nuk kam dashur kurrë që të kisha vetëm një. Ndoshta profesioni, koha kalon shpejt. Pastaj është edhe problemi tjetër që fëmijën duhet ta bësh me njeriun e duhur. Nuk është aq e lehtë të bësh një fëmijë. Ndoshta nuk më doli përballë ndonjë njeri i duhur që të bëja një tjetër fëmijë.”,- është shprehur këngëtarja duke shtuar se madje edhe tani do të donte të bëhej nënë nëse në krah do të kishte partnerin ideal. Nuk është kurrë vonë./Blitz.al/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.