Eli Fara: Shumë kërkesa, asnjë partner

Këngëtarja Eli Fara, si pakkush ia ka dalë mbanë të bëjë mirë të dy rolet që ka në jetë. Është një nënë e mirë dhe një këngëtare e kërkuar. Marina, vajza e saj, me sa kuptohet, është qetësia në familje dhe vetë familja.
Pavarësisht se është një femër e njohur, Eli është një zonjë e vërtetë shtëpie.
”Si karakter unë hyj në njerëzit tradicional. Gatuaj vetë, kujdesem që shtëpia të jetë e rregullt, po nuk jam ekstremiste, ” ka treguar ajo për Gazetën Shqiptare.
Eli ishte martuar si 17 vjeçare, ndërsa ishte vetëm 20 vjeçe kur u nda nga bashkëshorti dhe vazhdoi jetën me Marinën.
Këngëtarja, akoma nuk ka një mashkull në krah:
”Kam shumë kërkesa, po asnjë partner në krah. Unë kam shumë gjëra që më mbushin.”/Indeksonline/