Fundamenti

Eli Fara: Nuk kam tipare turke, unë jam e krishtere

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Një opinion i botueses Arlinda Dudaj n bukurisë së këngëtares Eli Fara, hapi edhe një herë diskutimin në publik se me çfarë syri e shohin femrat njëra-tjetrën.
Moderatori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, e kishte përfshirë Eli Farën në listën e 10 femrave më të bukura ndër vite, e cila ishte dhe tema, që kishte zgjedhur për të diskutuar me të ftuarit e tij.

Momenti më kulminant i mbrëmjes ishte ai kur Dudaj e kundërshtoi përfshirjen e këngëtares korçare në listën e më të bukurave shqiptare, opinion që u kundërshtua nga fotografi i njohur, Endrit Mërtiri.

Meqë vetë Eli mungonte në atë panel, gazeta Panorama e intervistoi rreth kësaj teme, ndërsa jo ka folur se si ndihet me dukjen e saj, në çfarë lloj bukurie e kategorizon veten dhe si është përballur me xhelozinë e femrave në gjithë karrierën ndër vite.

United Hospital

“Nuk i kushtova dhe nuk i kushtoj shumë rëndësi. Bukuritë e mia jo sipërfaqësore janë pa fund. Unë me ato krenohem”, ka thënë artistja kur është pyetur për përfshirjen në listën e 10 femrave më të bukura.

Dudaj e etiketoi dukjen e Elit me tipare të bukurisë femërore turke, porse për këtë këngëtarja thotë: “Unë jam e krishterë. Tiparet e mia janë tipike të një zonje të jugut të Shqipërisë”.

Ajo thotë se të rralla janë ato femra shqiptare që xhelozojnë bukurinë e tjetrës, “sepse janë vetë të bukura”.
Ndryshe, Eli Fara ka njoftuar se është në realizim e sipër të një videoklipi të ri që është i zhanrit folk. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.