Elhaidën do ta shohim edhe të shtunën, prek finalen
Elhaida Dani do të këndojë në finalen e Eurosong.Njëra prej këngëtarëve që ka fituar më se shumti festivale në Shqipëri, por edhe jashtë saj, Elhaida Dani ka arritur që të jetë në finale të Eurovisionit sivjet.
Kënga “I’m Alive” që ka u interpretua rreth orës 22:15, paraqiti Elhaidën me një veshje të zezë, derisa këngëtarja nuk e ka dhënë maksimumin e saj në këtë paraqitje pasi që pritet një paraqitje edhe më e mirë në natën finale ku shkojnë 10 vende.
Përveç Shqipërisë në finale të Eurovision 2015 do të kendojnë edhe përfaqësuesit e; Armenia, Rusia, Rumania, Gjeorgjia, Greqia, Serbia,etj. /express/


