Fundamenti

Elhaida përfundon incizimin e “I’m Alive”

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani është shumë afër përfundimit të këngës së saj “I’m Alive”, e cila është kompozuar nga dy artistët Zzap dhe Chris (Arbër Elshani dhe Chris Lekaj). Kënga pritet të publikohet së shpejti.

Dani nuk do të mund të interpretojë këngën fituese të Festivalit të Këngës,”Diell”, pas tërheqjes së pakthyeshme të kompozitorit Aldo Shllaku. Kënga e re “I’m Alive” është në kontrast me atë paraprake në aspektin e zhanrit, meqë është përshkruar si e gjallë dhe ritmike.

Uji Dea

Këngëtarja ka bërë të ditur se kartolina e saj për Eurovision 2015 tashmë është realizuar, kurse përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka publikuar një fotografi rreth incizimit final të këngës “I’m Alive”.

Pas hedhjes së shortit në Vjenë të Austrisë, është vendosur se Dani do të performojë në natën e parë gjysmëfinale, e cila mbahet më 19 maj. Finalja e festivalit, kampione në fuqi e së cilit është Conchita Wurst, do të mbahet më 23 maj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.