Elhaida me hite të reja në Shkodër

Që pas fitores së edicionit të parë të “The Voice of Italy” këngëtarja shkodrane Elhaida Dani është rikthyer shpesh në Shqipëri duke performuar në lokale të ndryshme. Megjithatë këtë herë ajo ka vendosur të organizojë një koncert në vendlindjen e saj në Shkodër.
Ky është koncerti i parë që Dani realizon që pas triumfit në shtetin fqinj Itali, ndërsa do të mbahet gjatë mbrëmjes së datës 3 maj. Në këtë event Elhaida do të prezantojë këngën e saj më të re “Kjo Që Jam” si dhe një duet me këngëtarin Alban Skënderaj, i cili është i ftuar në këtë koncert.
Ndërsa merret vesh se të ftuar të tjerë do të jenë edhe Arilena Ara, Ergi Dini, Enrika Derza, talenti i të cilëve është zbuluar në talent shout të ndryshme në Shqipëri.
Dani duket mjaft entuziaste për këtë koncert dhe kjo dëshmohet në fotot e shumta që ajo publikon gjatë provave.