FITORJA

Elhaida Dani nuk shkon në Sanremo

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas fitores së edicionit të “The Voice Of Italy” si dhe të aktiviteteve të shumta sa i përket karrierës së saj, këngëtarja Elhaida Dani është komentuar mjaft edhe rreth pjesëmarrjes së saj në edicionin e radhës të festivalit të njohur italian ‘Sanremo’.

Por kjo si duket nuk do të ndodhë. Vetë Elhaida një ditë më parë ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook një status ku thotë se nuk do të marrë pjesë në këtë edicion.

FITORJA

“Miq të dashur, dëshiroja t’jua bëja të ditur këtë lajm personalisht: këtë vit nuk do të jem në Sanremo. Kënga e duhur nuk erdhi, dhe vendosa që më mirë të pres se sa të merrja pjesë me një këngë që nuk do ishte perfekt”, ishte mbishkrimi që ka lënë këngëtarja në faqen e saj zyrtare, duke shtuar.

“Do të kemi mjaft kohë, shumë okazione të tjera… dhe ajo e duhura do të vijë. Në zjarr janë disa projekte të rëndësishme njësoj, për të cilat së shpejti do ju flas ! Ju uroj një mbrëmje të këndshme”,-ka shkruar Dani në Facebook. Ndërkohë në datën 7 dhjetor ajo do të jetë pjesë e koncertit të “Krishtlindjeve” në Romë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.