ARKATANA

Elhaida Dani ndahet nga i dashuri

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Fundviti i kaluar ishte me përplot zhvillime për Elhaida Danin, qoftë në sferën profesionale e edhe në atë private.

Gjatë kohës kur triumfoi në Festivalin e Këngës, një postim në Facebook la të kuptohej se ajo edhe ishte fejuar me italianin Francesco Maria Longo.

Pak ditë më pas, ishte vetë këngëtarja që e mohoi një gjë të tillë duke thënë se do t’i tregojë mediave vetë kur një hap i tillë të ndodhë.

Mobi Casa

Sot, lapsi.al ka raportuar se Elhaida është ndarë nga i fejuari i saj (nëse e ka pasur të tillë) ende pa u mbushur një vit nga ajo që u përfol si fejesë e mundshme. Italiani 35 vjeçar, që në statusin e tij në Facebook kishte bërë të ditur se është i fejuar me Elhaidën, tani figuron të jetë single.

Ndryshe, edhe gjatë “lidhjes” ndoshta për shkak të diferencës në moshë dhe dëshirës së Elhaidës për të qenë jashtë vëmendjes së shtypit rozë, fotot e përbashkëta ishin të pakta.

Pas ndarjes, këngëtarja nga Shkodra mësohet se ka shkuar në Paris, aty ku thuhet se po kërkon një sukses më të madh europian.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.