Elhaida Dani fiton një “çmim” nga Eurovizion
Pavarësisht se kënga “I am alive” me të cilën këngëtarja shqiptare na përfaqësoi në Eurovizion 2015, nuk mori vlerësimin e merituar, Elhaida Dani e ka fituar një çmim.
Ajo është shpallur konkurrentja e veshur më bukur në tapetin e kuq të Eurovizion.
Publiku e ka renditur këngëtaren shqiptare në vend të parë, sipas blogut zyrtar të Eurovizionit.
Fustani i verdhë i realizuar nga stilisti kosovar Valdrin Sahiti, mori vlerësime pozitive në momentin kur Elhaida u shfaq në tapetin e kuq.
Përfaqësuesja e Spanjës (në foto), u rendit e dyta, në vlerësimet për veshjen më të bukur. /Shekulli/


