Mobi Casa

Elhaida Dani: Eurovizioni është më origjinal nëse këndohet në gjuhë amtare

/ 7 minuta lexim

Ajo është vetëm 22 vjeçare dhe ka një karrierë të suksesshme muzikore dhe ka fituar disa çmime. Adhuruesit e festivaleve të muzikës në Ballkan kishin mundësinë për të mësuar më shumë për punën dhe talentin e Elhaida Danit. Muzikantë profesioniste dhe producentë europianë i kanë kushtuar vëmendje zërit të saj të mrekullueshëm e të fuqishëm përmes pjesëmarrjes së saj në talent show’in “The voice of Italy”, ku edhe fitoi.

Që atëherë karriera e saj është duke shkuar mirë e më mirë. Por kulmi i punës së saj ishte fitorja në festivalin prestigjioz në Shqipëri ku u zgjodh për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion. “Pasi që Elhaidës iu dha mundësia për të prezantuar Shqipërinë në Eurovizion ne kemi rastin të realizojmë një intervistë me këtë vajzë simpatike nga Shqipëria”, ka shkruar ESC Serbia.

Përshëndetje Elhaida ! Ne jemi shumë të kënaqur që ju pranuat ta realizojmë këtë intervistë. Si po ndiheni para Eurovizionit dhe si po shkojnë përgatitjet për Vjenë?

Përshëndetje për të gjithë dhe faleminderit që më zgjodhët mua. Gjithçka po shkon sipas planit. Unë jam duke përjetuar kohën më të “çmendur” të jetës sime. Jam shumë e emocionuar.

Ju jeni një fytyrë e njohur për Ballkanin pasi që fituat në festivali muzikor “Sunčane skale” në Hercegnovi të Malit të Zi më këngën “Si asnjëherë”. Si ka ndryshuar jeta juaj e sidomos pas fitores në talent shoë’in The Voice of Italy?

“Sunčane Skale “ishte eksperienca ime e parë profesionale jashtë Shqipërisë. Le të themi, kjo është një mënyrë e mirë për të filluar karrierën time ndërkombëtare. Kurse fitorja në Itali ka qenë një pikë kthese në karrierën time. Pas publikimit të albumit të parë më jepet mundësia për të kënduar në një skenë të madhe dhe në televizion me artistin e madh italian- Rivvardo Cossiante. Kjo përvojë ka ndryshuar jetën time.

Si i komentoni faktin që 22 nga 40 garuesit Eurovizionit të këtij viti morën pjesë në talent shoë. A është ky lloj programi shumë i rëndësishëm dhe me ndikim për të treguar talentin muzikor të këngëtarëve të rinj?

Sot këto emisione janë një mënyrë shumë e mirë për të hyrë në botën e biznesit treg. Kjo është gjithashtu edhe një mënyrë shumë e lehtë për të arritur sukses. Falë këtyre talent shoë , shumë këngëtarë të mirë dhe artistë kanë pasur mundësinë të bëhen të njohur publikisht dhe kanë pasur rastin ti bëjnë ëndrrat e tyre realitet. Duke marrë pjesë në talent shoë nuk do të thotë se ju keni arritur suksesin. Për të qenë i suksesshëm, ju duhet të punoni vazhdimisht .

Le të flasim për Eurovizion tani! Është dashur që ju ta ndryshoni këngën dhe si duket fansat dhe publiku është i kënaqur me këngën tuaj të re. Kritikat janë shume pozitive. Me cilën këngë ishit ju personalisht më e lidhur dhe e lumtur?

Unë gjithmonë kam dashur që këngët që i këndoj të ishin të miat dhe kjo është ajo që kam bërë me këngën Diell. Megjithatë, pasi që është dashur ta ndërroja këngën, unë kam pasur vetëm 3 javë kohë për përzgjedhje. Kam punuar çdo ditë për të realizuar këngën ” I’m Alive”. Mund të them se kjo këngë është më afër zemrës sime. Dhe natyrisht jam shumë e lumtur që publikut i ka pëlqyer kënga.

Sipas mendimit tuaj, a krijon Eurovizioni tendeca të reja të muzikës apo vetëm i ndjek ata të kaluarat. Më konkretisht, a mendoni se Eurovizioni përshtatet me Evropën apo me muzikën botërore, apo ka krijuar stilin e vet të muzikës?

Unë mendoj se e gjitha varet na artistët. Ka artistë shumë të mirë që e bëjnë vetë muzikën e tyre personale, gjë që ka krijuar tendenca të reja. Gjithashtu ka artistë që preferojnë të mos eksperimentojnë me muzikën. Sido që të jetë unë mendoj se Eurovizioni është një shfaqje shumë e mirë e muzikës në të cilën mund të dëgjojmë muzikë të mirë.

Cili është mendimi juaj për për të kënduar në anglisht? Këtë vit, Serbia do të këndoj në anglisht – për herë të parë në histori! A duhet vendet të këndojnë në gjuhën e tyre për të qëndruar në afërsi të “kuptimit bazë” e Eurovision?

RCCOLA

Personalisht, unë mendoj se Eurovizioni do të ishte më origjinal nëse të gjitha vendet do të këndonin në gjuhën e tyre amtare, si Serbia që ka bërë gjithmonë, por edhe Shqipëria dhe disa vende të tjera. Kjo, megjithatë do ta bënte më pak të vështirë për artistët të njihen ndërkombëtarisht. Kur këndon në anglisht, ke një shans më të mirë për këngën dhe artist për të bërë më i njohur ndërkombëtarisht.

Çfarë mendoni në lidhje me sjelljen e një ” orkestre live” në skenën e Eurovizionit. Ne të gjithë e dimë se, për shembull, në Festivalin e Këngës ose Festival Sanremo, një orkestër mundet në të vërtetë të sjellë thelbin e muzikës moderne dhe është qetësues për vesh.

Unë do të isha nënshkruesja e parë e peticionit që të kthehet orkestra në skenën e Eurovizionit. Kjo do të ishte shumë e gjallë.

A mendoni se ka një një recetë për të pasur sukses në Eurovision? A ka diçka që quhet një “këngë tipike Eurovision”?

Kam dëgjuar shumë njerëz duke folur dhe shumë mendime rreth këtyre të ashtuquajturave “këngë tipike të Eurovizionit”, por unë besoj se çdo gjë që ju bëni me gjithë zemër dhe çdo gjë që është në mënyrë tipike që e përfaqëson artistin , mund të jetë një “këngë tipike për Eurovisionin”.

Eurovizioni modern a paraqet unitet apo diversitet?

Unitet

Kjo është një pyetje e zakonshme, por unë duhet të ju pyes. Çfarë mendoni në lidhje me këngën tuaj dhe të këngëtares serbe Bojana Stamenov

Ju me siguri e dini se unë jam një adhuruese e madhe dhe i mbështes gratë. Dhe kjo është ajo se për çfarë bëhet fjalë në këngën time. Tek Bojana unë shoh një grua të fuqishme shumë të fortë dhe më një talent të madh. Ajo ka një zë të mahnitshëm.

Shumë faleminderit për kohën. I gjithë ekipi i ESC Serbia ju dëshiron fat në Vjenë

Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe mesazhe e bukura që unë marrë çdo ditë. Po pres me padurim për ti lexuar mesazhet pas performancës sime në Vjenë dhe kush e di… Nuk mund të pres për t’iu takur përsëri.

Përgatiti Fjolla Vukshinaj