RCCOLA

Elez Biberaj shpallet “Qytetar Nderi”

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Në mesin e shumë pjesëmarrësve në akademinë solemne të mbajtur të dielën në teatrin e qytetit për ditën e çlirimit të Pejës, vetëm njërit i kanë ngazëllyer sytë më shumë se të tjerëve.

Gazetarit Elez Biberaj, redaktor dhe drejtor i divizionit për euro-azi në median “Zëri i Amerikës”.

Fundamenti

Shkaktar i këtij ngazëllimi ishte çmimi “Qytetar Nderi” që iu nda nga Komuna e Pejës.

Vendimi për ndarjen e këtij çmimi Biberajt u mor në Kuvendin Komunal me 14 maj, pas propozimit të kryetarit të Komunës, Ali Berisha, i cili edhe ia dha Biberajt këtë çmimi në skenën e teatrit (Tribuna).