UBT

Elementë të SHIK-ut brenda AKI-së

/ 1 minutë lexim

Shefi i AKI-së dhe inspektori i përgjithshëm janë ftuara për raportim në Kuvend. Shërbimi inteligjent i KFOR-it kishte të dhëna të shumta për disa prej njerëzve që sot drejtojnë Agjencinë Kosovare të Inteligjencës – shkruan Koha Ditore.

A. M., zyrtar i lartë i AKI-së, në këto raporte përmendet si anëtar i lartë i Shërbimit Informativ të Kosovës që është drejtuar nga Kadri Veseli për një dekadë. A. M. aktualisht është në sektorin e zbulimit dhe të kundër zbulimit në AKI, derisa Veseli është zëvendëskryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

KFOR-i kishte të dhëna edhe për Isuf Lumin, i arrestuar ditë më parë si i dyshuar për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme. Aktualisht Lumi ndodhet në arrest shtëpiak.

Eco Higjiena

Për këtë arrestim dhe skandale të tjera, të martën, sot, janë ftuar të raportojnë në Komisionin Parlamentar për mbikëqyrje të AKI-së, drejtori Bashkim Smakaj dhe inspektori i përgjithshëm Agron Selmanaj.

(Koha Ditore)