FIDANISHTJA

“Elektrosever” nuk e zbaton Udhërrëfyesin për energjinë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në pritje të rezultateve të takimeve nga Brukseli është kompania që do të inkasojë energjinë elektrike në veri të vendit “Elektrosever”. Ajo nuk ka filluar ende punën në terren, ndonëse nuk e ka ndonjë pengesë teknike.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë deklaruar se Udhërrëfyesi për energjinë, është përmbushur pjesërisht, por ka dështuar të zbatohet për periudhën 100-ditëshe, ashtu siç ishin pajtuar palët negociuese në Bruksel.

Kompania serbe “Elektrosever”, nuk ka filluar ende me faturimin. Zyrtarë të kësaj kompanie nuk kanë pranuar të përgjigjen lidhur me këtë çështje.

RTK ka marrë vesh se nga kjo kompani janë në pritje të një përgjigje nga Beogradi pasi sipas tyre “gjithçka varet nga takimet në Bruksel në kuadër të dialogut”.

Uji Dea

Në një përgjigje me shkrim, Zyra e Rregullatorit tregon se cilat obligime është dashur t’i zbatojë ndërmarrja “Drustvo Elektrosever”, e cila është licencuar për furnizim me energji elektrike për periudhën pesë vjeçare.

“Në mes KOSTT dhe Elektrosever janë nënshkruar; Marrëveshja Kornizë për Aderim në Rregullat e Tregut, Marrëveshja mbi detyrimet e Balancimit, si dhe është marrë kodi i identifikimit të Energjisë (EIC) për të kryer aktivitetet e parashikuara nga Licenca për Furnizim. Në proces janë marrëveshjet komerciale me KEDS për Ofrimin e Shërbimeve në katër komunat veriore, si dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me ofrimin e qasjes ne nënstacionin e Vallaqit dhe në infrastrukturën e transmetimit (KOSTT) dhe shpërndarjes (KEDS)”, kjo është përgjigja nga ZRRE.

Zyrtarët e KOSST-it dhe as të KEDS-it nuk i janë përgjigjur thirrjeve të RTK-së për të treguar se ku ka mbetur procesi i funksionalizimit të “Elektroseverit” në veri.Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha të hënën se palët kanë përmbushur vetëm pjesërisht detyrimet e tyre në lidhje me Udhërrëfyesin e Zbatimit të Marrëveshjeve të Energjisë.

Marrëveshja për energjinë Kosova dhe Serbia i kanë nënshkruar në vitin 2013 dhe 2015, por pala serbe edhe pas marrëveshjeve është bërë pengesë e zbatimit të tyre. Në qershor të viti të kaluar palët u pajtuan rreth një udhërrëfyes 9 pikësh, mbi bazën e të cilit duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura për një periudhë 100 ditëshe, por edhe pas 10 muajsh, Qeveria serbe është bërë pengesë për të nisur inkasimi në veri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.