FIDANISHTJA

Elda Maliqi jeton në Norvegji, medaljet e fituara ia dedikon Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Elda Maliqi edhe pse ka lindur në Norvegji ajo për asnjë moment nuk e ka harruar gjuhën shqipe. Qysh në moshën gjashtë vjeçare ka nisur të merret me gjimnastikë ritmike dhe deri tani ka fituar disa medalje dhe njëkohësisht është edhe nxënëse shembullore në klasën e X-të derisa shkruan dhe flet shqip pa asnjë problem.

Elda Maliqi tani 15 vjeçare është shembulli më i mirë për të rinjtë e diasporës se si duhet të ruhet gjuha e shkrimi shqip.

Elda Maliqi ka lindur në Norvegji dhe qysh në moshën gjashtë vjeçare ka nisur të merret me gjimnastikë ritmike. Ajo tani pothuajse është profesioniste dhe merr pjesë nëpër shumë qytete të Norvegjisë, dhe ka fituar vendin e parë e të dytë disa herë radhazi dhe është shpërblyer me shume medalje.

Uji Dea

Elda Maliqi ndryshe është nxënëse shembullore e klasës së X-të derisa gjuhën shqipe e flet dhe e shkruan pa asnjë problem.

Madje ajo si lëndë të huaj në Norvegji e ka zgjedhur pikërisht gjuhën shqipe. Elda megjithatë medaljet dhe tërë suksesin e saj ia dedikon Kosovës. “E dua Kosovën dhe e dua vendlindjen e familjes sime. Kudo që shkoj dhe kudo që marr pjesë në gara në mendje e kam Kosovën dhe shpresoj që një ditë të jem garuese në emër të flamurit të Kosovës” është porosia e Elda Maliqit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.