KKVITI

Elbenita Kajtazi, në skenën e “Deutsche Opera” të Berlinit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Sopranoja kosovare nga Mitrovica, Elbenita Kajtazi do të paraqitet sonte në skenën e Filarmonisë së Berlinit si pjesë e operës “Werther” krijuar nga kompozitori Francez Jules Massenet.

23 vjeçarja nga Kosova nga maji i këtij viti e deri në vitin 2015, do të jetë edhe solistja e kësaj shtëpie operistike.

Edhe pse vetëm 23 vjeç, Elbenita Kajtazi, tashmë është quajtur “zëri i ëmbël i Kosovës” nga mediat kosovare.

Në moshën 15 vjeçare ajo ka ndjekur ëndrrën e saj, për t’u bërë një këngëtare opere.

Pas diplomimit ajo dha tre koncerte solo, një në qytetin e saj të Mitrovicës, një të dytë në Prishtinë dhe të fundit në Tiranë, Shqipëri.

Uji Dea

Duke përfaqësuar Kosovën në koncerte dhe konkurse të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare, Elbenita ka fituar disa çmime.

Ajo aktualisht është duke studiuar me sopranon Ermonela Jaho dhe Caroline Merz.

Siç raporton Agjencia Telegrafike Shqiptare, aktualisht, Elbenita është një soliste me kohë të plotë në Orkestrën Filharmonike të Kosovës, dhe ngjithashtu gjatë vitit 2014 është soliste me kohë të plotë edhe në “Deutsche Opera” në Berlin.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.