“ELBAU”, nuk koritet, e hap rrugën në fshatrat kufitare

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Pas publikimit të lajmit në rajonipress ka reaguar menjëherë Riad Rashiti dhe përmes kompanisë “ELBAU” është hapur rruga në fshatrat kufitare Muçibabë e Lipovicë. Vehid Ibrahimi ka falënderuar Riad Rashitin, por sërish thotë se nuk e ka të qartë pse gjithmonë këtë problem e kanë këto fshatra.

Kompania “ELBAU” mbrëmë vonë ka hapur rrugën e bllokuar nga bora në fshatrat kufitare Muçibabë e Lipovicë. Atje tri familje ishin të bllokuara nga bora, ndërsa jeta dhe qarkullimi ishte vështirësuar.

Pas publikimit të lajmit në rajonipress ishte drejtori për buxhet e financa Riad Rashiti i cili ka kontaktuar me kompaninë “ELBAU” e cila në mënyrë vullnetare ka hapur rrugët.

Fundamenti

“Vërtet më erdhi mirë nga Riad Rashiti dhe “ELBAU”, por kjo nuk është mirë të ndodhë tutje sepse kemi mbetur jetima. Unë kisha kontaktuar me udhëheqës komunal dhe mw rrejtën, kjo më revoltoi” shprehet Vehid Ibrahimi.

Riad Rashiti edhe pse nuk ka dashur të flas, megjithatë tha se kemi obligim institucional që të kujdesemi për mirëqenien e qytetarëve./rajonipress/