Fundamenti

Elbasan Rashani i jashtëzakonshëm, futet nga banka dhe i shënon dy gola Lyonit për t’i dhuruar një pikë skuadrës së tij

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Elbasan Rashani ka shkëlqyer në ndeshjen ndaj Lyonit, ku skuadra e tij mori një barazim të artë 3-3.

Sulmuesi i Kosovës ka qenë vendimtar në një tjetër takim për ekipin e tij, kësaj radhe me dy gola të shënuar.

Lyon ishte duke fituar 3-1 nga pjesa e parë, derisa Rashani u fut në lojë në minutën e 69-të të ndeshjes.

Golin e parë personal në këtë takim vushtrriasi e shënoi në minutën e 80-të, një gol i bukur duke paraboluar portierin vendas.

Hidromorava

E krejt në fund të takimit, Elba doli përsëri në skenë ku kësaj radhe shënoi me kokë për barazimin 3-3.

Këta ishin dy golat e parë të Rashanit në Ligue 1, derisa në xhiron e parë dhuroi një asistim.

Clermont pas tri ndeshjeve ka shtatë pikë, me dy fitore e një barazim.

Forma fantastike e Rashanit gëzon edhe trajnerin Bernard Challandes para përballjeve të Kosovës në muajin shtator. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.