FIDANISHTJA

Ekzekutohet në Durrës ‘donzhuani’ që ka shkuar me 380 femra

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Një person është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Xhafzotaj të Durrësit. Policia bën të ditur se viktima është Arben Tollia, i cili është qëlluar rreth orës 22:50 pranë shkollës 9-vjeçare në Komunën Xhafzotaj.

Sipas policisë, viktima dyshohet të jetë një person me precedent penal. Policia sqaron se ai është qëlluar disa herë me armë zjarri nga persona ende të pa identifikuar. Policia qytetit të Durrësit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Viktima ka qenë një person mjaft i përfolur në media, ai është dënuari për përdhunim, duke i mashtruar femrat. Arben Tollia u dënua me 12 vjet burg nga drejtësia shqiptare për akuzën e përdhunimit. Por, në janar të këtij viti ai u bë sërish protagonist i një përdhunimi, ku përdhunoi një 30-vjeçare nga Durrësi, pasi doli me leje nga burgu.

UBT

Në fakt sipas burimeve të policisë dhe prokurorisë së Durrësit, Tollia kishte disa kohë që njihej me shtetasen 30-vjeçare, të cilën e ka njohur nëpërmjet “Facebook”. I dënuari i është prezantuar me emër të rremë dhe pas disa komunikimeve të gjata, Tollia dhe shtetasja 30-vjeçare kanë vendosur të takohen. Nga sa mësohet, Tollia i është prezantuar si emigrant dhe se në kohën kur përkoi me marrjen e lejes 7-ditore nga autoritet e burgut, ai i ka pohuar 30-vjeçares se do të kthehej në Shqipëri, duke mundësuar dhe takimin mes tyre.

Ndërsa, në një intervistë për mediat ai ka thënë se, hiqej si biznesmen dhe femrat pranoni të shkonin me të. Ai ka thënë se ka shkuar me 380 femra, madje dhe me gruan e një deputeti.

“Hiqesha si biznesmen. I dërgoja para një pallati në ndërtim dhe u thosha: ‘Ky është pallati që po ndërtoj’. Më besonin. U thosha që do t’ju jepja apartamente. Njërën e kam zënë të dashur vetëm me një kartë telefoni. Pranonin të qëndronin me mua, sepse besonin që kam lekë. Por, më denonconin kur mësonin se nuk kisha lekë. Asnjërën prej femrave nuk e kam përdhunuar. Kanë pranuar me dëshirën e tyre të qëndrojnë me mua. Kam prova për këtë. Kam foto, siç e kam dëshmuar dhe në proces, kam edhe regjistrime ku duket qartë se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Tollia. /shekulli/