Eko Higjiena

Ekzekutohen pagesat për 75 lehona në Gjilan, disa prej tyre për fëmijën e katërt

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka filluar këtë vit me subvencionimin e lehonave, një ndihmesë kjo e cila është mirëpritur nga gratë.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni ka thënë se vetëm për muajt maj e qershor u subvencionuan 75 lehona, ndërkohë që numri i aplikimeve është në rritje të vazhdueshme.

RCCOLA

“Sot po ndajmë një lajm të mirë për të gjithë. Janë ekzekutuar pagesat për 75 lehona të cilat kanë aplikuar për muajt Maj dhe Qershor, 4 prej tyre janë përfituese të shumës prej 400€ për fëmijën e katërt.

Ndërkohë, numri i aplikimeve sa vjen e rritet, ku deri tani vetëm për muajin Korrik kemi pranuar 79 aplikime”, ka thënë kryetari Hyseni, duke rikujtuar se ky është edhe një zotim i përmbushur i kësaj qeverisje, e cila ka për moto të saj – transparencë, bashkëqeverisje, gjithëpërfshirje./rajonipress/