Mobi Casa

Ekzekutivi i Gjilanit injoron personat e verbër duke mos e shënuar Ditën Botërore të Alfabetit të të verbërve

/ 2 minuta lexim

Gjilan – As këtë vit e për faqe të zezë, Komuna e Gjilanit nuk e ka shënuar në asnjë formë 4 janarin, Ditën Botërore të Alfabetit të Braille thuhet në reagimin e LDK-së së Gjilanit.

Pavarësisht vendimit të qeverisë së Kosovës për respektimin e ditëve të veçanta kalendarike të personave me aftësi të kufizuara, institucionet lokale të udhëhequra nga z. Hyseni, shpërfaqën edhe njëherë arrogancën ndaj këtij komuniteti duke injoruar aktivitetin e tyre.

Më këtë rast kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, z. Lutfi Haziri, ka uruar të gjithë personat e verbër për këtë ditë, veçanërisht kryetarin e Shoqatës së të Verbërve, Dega në Gjilan, mikun e tij z. Bajram Spahiu, për këtë ditë të rëndësishme për komunitetin.

Barazi për të gjithë sepse Zoti na ka falë të barabartë. Pa dyshim që mund të lexojmë ndryshe e të edukohemi njëjtë, tha kryetari z. Haziri.

4 Janari shënohet si Dita Botërore e Shkrimit Braille e cila përkon me datën e lindjes së Luis Braille 4, janar 1809 krijuesi i këtij sistemi shkrim për personat e verbër.

Fundamenti

Alfabeti i Braille u përdor për herë të parë nē vitin 1829, kurse libri i parë me këtë ulfabet u botua me 1837-të.

Në vitin 1955 UNESCO shpall Alfabetin Braille universal, për të verbërit në mbarë botën.

Anën tjetër Deklarata e Kombeve të bashkuara Bashkimi europian dhe ShBA-t kin garantuar që të verbërit kanë të drejtë të plota të informohen nga të gjitha shërbimet zyrtare, vetëm se me anë të shkrimit Braille

Andaj, hajde të lexojmë ndryshe e të edukohemi njëlloj.