Mobi Casa

Ekuilibri i mirë kërkon stërvitje fizike dhe mendore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ekuilibri nuk është diçka që duhet marrë si i mirëqenë. Sidomos pas njëfarë moshe do t’ju duhet të bëni përpjekjet e duhura për të pasur një ekuilibër mendor dhe fizik. Ushtrimet fizike të përgjithshme dhe disa të tjera të veçanta mund të përmirësojnë ekuilibrin dhe të parandalojnë rrëzimet. Qëndrimi aktiv mendërisht gjithashtu e ndihmon trurin të jetë i shëndetshëm. Një mendje e mprehtë ju ndihmon të mendoni mirë dhe të qëndroni në këmbë.

“Na duhet një planifikim i kujdesshëm të lëvizjeve, në marrjen e vendimeve, kohën e reagimit dhe vëmendjes”, thotë mjeku Brad Manor i Shkollës Mjekësore të Harvardit. “Të qëndrosh mendërisht aktiv është shumë e rëndësishme për të eliminuar rrëzimet”.

Ne mbështetemi në një sistem kompleks për të pasur ekuilibër. Veshi i brendshëm, i cili regjistron lëvizjet e kokës, ka një rol të rëndësishëm. Po kështu edhe sistemi i ndjeshmërisë i trupit, i cili na bën që të ndiejmë tokën nën këmbë.

UBT

Dr. Manor dhe kolegët e tij po kryejnë studime të mëtejshme për të vlerësuar të mirat që sjell tai çia në ekuilibër (tai çia është një art marcial kinez që përfshin lëvizje të buta përmes një sërë pozicionesh). Tai çia përmirëson ekuilibrin, sepse vë në punë njëherësh trupin dhe mendjen.

Të mbash një shëndet të mirë mendor, duke qenë aktiv fizikisht, si dhe duke praktikuar ushtrime që vënë në punë trurin dhe trupin, ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit dhe shmangin rrëzimet. Por nëse humbni ekuilibrin, rikuperimi kërkon forcim të muskujve. Fuqia është aftësia për të ushtruar forcën menjëherë, një lloj mënyre si një kërcimtar “shtyn” gjatë hapave të shpejtë dhe rrotullimeve. Ushtrimet e shpejta dhe të forta si hedhjet dhe stepi ju ndihmojnë të fuqizoheni.