UBT

Ekuacioni Iliria

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Poezi nga Atdhe Geci

Iliadë shqiptare, zë i Shqipërisë etnike
këngëtare e lirisë dhe pavarësisë sonë
ky libër qëndron mbi librat e tjerë,
mbi librat që i kam shkruar e kënduar.

Ara, kjo poezi do vijë e lavdishme tek
ti, do vijë e ngarkuar me tëra kohërat
pyes, çfarë vargje i duhen sot atdheut,
kryetrimit të luftërave dhe të paqes.

Ai që foli me tokën, me dheun e gurin
me detin që na falë ushqim dhe klimë
ai e di se si zgjidhet Ekuacioni Iliria,
ai e di si lulëzon qenia e kombit tonë.

Kjo poezi ka gjakun e bukës së drithit
dhe urtësinë e popullit dhe të hyjnive
liria bekimin e ka nga rilindësit tanë,
nga dora atdheut dhe vigania e gjuhës.

ARKATANA

Ky libër me Iliadë dhe Atlantidë Ilire
ka fuqi të madhe të dijes e të guximit
fuqi të madhe të lëvizjes për bashkim.
Trimi që do ti prij procesit kombëtar
vjen nga populli dhe Ekuacioni Iliria
njeriu ynë e di kë e ka Nënë dhe At,
kë e ka tokë, det, dhe tërësi të veten.

Iliadë shqiptare, ti që u linde nga gjak
i të rënëve, nga flakët e Trojës iliriane
nga qerret e luftës me kufoma e gjak
e shkruar në pellazgo-ilirisht dhe me
shkronja të saj, nga ty u lind dashuria
për jetë të lirë dhe dashuria për atdhe.

Iliadë shqiptare zë i shqiptarëve ilirë
pyes, kur do të mbaroj Lufta e Tojës
nga Troja e varreve ende del tym i zi
Ilir, bëje dorën grusht mbushi udhët
ngritu t´ia kthesh atdheut emrin Iliri!…

Atdhe Geci – poezi nga libri në dorëshkrim “Iliada shqiptare”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.