Eko Higjiena

Ekstremizmi islamik dhe politika e “komandantëve”, aleatët kryesorë të Serbisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Gani Sadiku – Vendosja e “Car” Lazarit në Mitrovicë tregon kohën e errët që po e sjellin shqiptarët për vetveten, përmes politikës dhe vehabizmit si një rrymë e islamit ekstrem.

“Pa u kthye të vdekurit nuk mundë të kthehen të gjallët” ishte kjo parulla e projektit të Çubrilliviqit me të cilën serbët përgatiteshin për luftëra, por para luftërave, ata në këso forme përcaktonin kufirin se kah do të pushtohen territoret e shqiptarëve.

Uji Dea

Vehabizmi dhe politika e “komandantëve” si dy aleatët kryesorë të Serbisë, kanë filluar të japin rezultatet e para, të politikës serbe për ripushtimin e tokave shqiptare, dhe nëse këto dy rryma vazhdojnë të përkrahen nga shqiptarët, kjo do të ndodhë në një afat rekord të cilën nuk e ka pritur as vet Serbia. Kjo po e paraqet Kosovën në arenën ndërkombëtare jo vetëm mbetjen e fundit dhe të vetme të “ekstremizmit islam” por edhe eksportuesen e xhihadit në Europë, e cila me dëshirë po heq dorë nga krishterimi i mirëfilltë (i pranuar ndër të parët nga iliro-dardanët në shekullin III) e me të edhe nga pjesa me e rëndësishme e kulturës shpirtërore.!.

Se Beogradi ka punuar dhe po punon me shqiptarët e këtyre dy rrymave, ka treguar dhe po tregojnë rezultatet e politikës së tij, i cili për asnjë moment nuk heq dorë për ta proklamuar Kosovën si “djep historik dhe shpirtëror serb”, të vulosur me pakon e Ahtisarit, sipas të cilës Serbisë i njihen “tapitë mesjetare” në Kosovë, pikërisht të tilla çfarë i parasheh “Naçërtanja” e Garashaninit ! Thuhet se deri sa je në lojë me djallin për dore, nuk do të duken dëmet që shkakton vallëzimi me te, por kur të ulesh dhe ta vëresh se djalli ka ikur, atëherë pasojat do të jenë fatale. Të tillë në këtë periudhe janë shqiptarët, të cilët me bindjen më të madhe e them se kanë marrë kahjen e mbrapsht të historisë, që do e vrejnë vetëm pasi t’i ketë lëshuar djalli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.