ARKATANA

Ekstradohet kosovari i kërkuar nga Interpoli

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Daver Morina (46-vjeç), i shpallur në kërkim ndërkombëtar para pesë viteve është ekstraduar tek autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë pasi i njëjti është i dënuar me 6 muaj burg që në vitin 2009.

Gazeta Tribuna ka mësuar se ekstradimi i shtetasit kosovar është bërë të enjten pasdite nëpërmjet Aeroportit Rinas në Tiranë.

FIDANISHTJA

Kosovari është dënuar për veprën penale: “Pjesëmarrje në organizatë Kriminale me qëllim Trafikim të qenieve njerëzore”, e dënueshme me Kodin Penal të Bosnje-Hercegovinës.

“Më datë 08.01.2015, rreth orës 15.00, në PKK-Rinas, u ekstradua nga Z.Q.K. Interpol Tirana, shtetasit kosovar në kërkim ndërkombëtar Daver Morina, vjeç 30.09.1969, banues në Kosovë, pasi dyshohet se Gjykata e Sarajevës, Bosnje-Hercegovinë, me vendim nr. X-K-08/596-2, datë 23.10.2009, e ka dënuar me 6 muaj burg”, kanë deklaruar zyrtarët policor pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut në Tiranë./Gazeta Tribuna/