‘Ekstra’ pensione për ish-deputetët

/ 1 minutë lexim

Ish–kryeparlamentarët Nexhat Daci e Kolë Berisha, si dhe zëvendëskryeministri Bujar Bukoshi, mund të fitojnë pension deri në 600 euro, pasi kanë ushtruar një e më shumë mandate të deputetit.

Të tjerë ish deputetë që tash kanë arritur moshën pensionimit por kanë shërbyer në vetëm një mandat do të marrin mbi 400 euro pension. Krejt kjo mund të bëhet e mundur nëse projektligji i ri për deputet, merr dritën jeshile nga ligjvënësit.

Mobi Casa

Dokumenti në fjalë tashmë është hartuar dhe Nënkomisioni për Mandate ia ka proceduar atë Komisionit për legjislacion dhe atij për Buxhet dhe Financa. Ky i fundit është i thirrur ta përcaktojë koston buxhetore të ligjit (Tribuna).