FITORJA

Ekspozohen eksponate kulturore – historike të Kamenicës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Për nder të 100 vjetorit të Shtetit Shqiptarë , në Shtëpinë e Kulturës “ Isa Kastrati “ është hapur ekspozita me eksponate kulturore –historike, e organizuar nga Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Me rastin e hapjes së kësaj ekspozite, drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Faton Krasniqi tha se këtë ekspozitë me eksponate të artifakteve e kemi hap për nder të 100 vjetorit të shtetit shqiptarë.

Krasniqi tha se ky nuk është aktiviteti dhe veprimtaria e vetme që ne e kemi organizuar për nder të 100 vjetori të shtetit shqiptarë. Në ditët në vazhdim ne kemi edhe ekspozitën me piktura, gjithashtu ne kemi vendosjen e flamurit gjigant në qendër të qytetit, promovimi i revistës letrare “ Nositi, zbulimi i muralit në Shkollën Fillore “ Fan S. Noli”, koncert dhe Sfilata“Kuq e Zi” (Shtëpia e Modës “Erosi” nga Kamenica) , gjithashtu do të zhvillohen tri ndeshje futbolli:KF, Kamenica , KF “Kaolini”, KF Policia e Kosovës dhe KF”Galaksia”tha Krasniqi.

Mobi Casa

Me këtë rast koordinatorja e kulturës, Azemine Maliqi, u bëri thirrje qytetarëve të cilët posedojnë eksponate të rëndësisë kulturore- historike, t’i sjellin ato në zyret e Drejtorisë së Kulturës.

Qytetarët e pranishëm ishin të kënaqur që patën rastin të shohin një numër të konsiderueshëm të eksponateve që janë dëshmi kulturore të epokave të ndryshme historike, si: enë e epokës së bronzit, peshore e epokës së bronzit, pranga të epokës osmane, vegla pune të metalta, pjesë të qeramikës, gurë varrezor, gurë të gjetur në Kulinë, vegla druri, pjesë të tullave të kalasë në Kamenicë etj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.