Mobi Casa

Ekspozitë Homazhi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në Oberhausen të Gjermanisë përmes një ekspozite fotografish iu bë homazh 100 mijë viktimave të gjenocidit grek ndaj çamëve të Çamërisë, dhe 2 milion çamëve të shkulur e të dëbuar nga trolli i tyre etnik. Ky manifestim homazhi u hap me Himnin e Çamërisë.

Në këtë manifestim foli Presidenti i Republikës së Çamërisë, z Festim Lato, i cili gjykoi ashpër Greqinë, duke kërkuar shkëputjen e Çamërisë nga Greqia. Kufijtë mes Greqisë dhe Shqipërisë u shprehë presidenti Festim Lato nuk janë në Kakavijë, por në Prevezë. Edhe Kryeministri i Republikës së Çamërisë z. Ali Aliu u shprehë se ne nuk duam asgjë Greke, pos Çamërinë Shqipëri.

Uji Dea

Në këtë manifestim qenë të pranishëm bashkëpatriotë për Pavarësinë e Çamërisë nga të gjitha trevat shqiptare. Ekspozita kundër gjenocidit të Greqisë ndaj çamëve të Çamërisë me 10 pamje trishtuese do ekspozohet në gjithë Europën, dhe në disa Parlamente të shteteve të fuqishme të Evropës.

Lavdi të rënëve të Çamërisë! Shqipëria u tha në këtë manifestim është tepër e vogël për të falë një tokë prej 23 mijë e 500 qind kilometra katrorë sipërfaqe sa Çamëria. Në çdo pikë të gjakut shqiptar çamë dhe arvanitë, u tha në këtë manifestim homazhi ka një diell të vogël që nuk shuhet kurrë. Liri Çamërisë! Lavdi periudhës për Çamëri!/atdhe geci/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.