Fundamenti

Ekspozitë e artistëve nga Kosova në ambasadën e Shqipërisë në Bernë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në lokalet e Ambasadës së Shqipërisë në Bernë, katër artist dhe një poet nga Kosova ekspozuan 25 punimet e tyre. Me këtë rast përshëndetën Ambasadori i Kosovës Naim Malaj dhe i Shqipërisë Mehmet Elezi, në cilësinë e nikoqirit.

Pas shumë veprimtarive kulturore nga mërgata shqiptare në Zvicër, mbrëmë, me 22 nëntor në lokalet e Ambasadës së Shqipërisë në Bernë , u hap edhe një ekspozitë e artistëve figurativ nga Kosova. Me këtë rast ambasadori Mehmet Elezi shprehi kënaqësinë e tij që veprimtaritë në kuadër të 100 – Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, u nisën dhe po përfundojnë me veprimtari kulturore .

Në këtë eveniment mori pjesë dhe përshëndeti edhe ambasadori i Kosovës Naim Malaj. Merrte pjesë edhe konsulli i Maqedonisë Ekrem Ebibi, si dhe 4 artistët dhe një poet që i kishin ekspozuar punimet e tyre. Në këtë ekspozitë, në një ambient tejet të ngrohtë ,ku morën pjesë edhe artistët nga Kosova që kishin ekspozuar punimet e veta. Në radhën e vizitorëve ishte edhe piktori i moshuar zviceran Zdenek Vasa.

FIDANISHTJA

Ambasadori Elezi shprehi kënaqësinë që manifestimet në bashkorganizim nga tri ambasadat e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, u përshkuan me disa ngjarje kulturore, ndërkohë u organizuan edhe me dhjetëra manifestime nga bashkëkombësit tanë, duke e shndërruar jubileun e madh në një feste të vërtetë të mërgatës shqiptare në Zvicër.

Punimet e tyre i ekspozuan në lokalet e ambasadës, Arian Rexhepi, piktor, Roland Masurica,piktor, Hanifes Kastrati, skenografe, Jeton Rexhepi grafist dhe Xhevat Latifi poet. Ekspozita është organizuar nga shoqatat Worl art Games Kosovë dhe Bot Art, dhe në te janë ekspozuar 25 punime përfshi këtu edhe punimet e poetit Xhevat Latifi.
Ekspozita do të qëndroj e hapur deri te marten (prej dates 23 deri me 27, perfshi 27-en, te marten) prej ores 14.00 deri ne 19.00, ndësa të dielen deri prej 14.00-18.00.(tungch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.