ARKATANA

Ekspozita e Sadriut flet për fatet e njeriut

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Muhamet Sadriu me mjeshtri të rrallë ka arritur të pasqyrojë fatet e njeriut sot duke e vazhduar bashkë ecjen sot dhe nesër.

Edhe Muhamed Sadriu për nder të 100 vjetorit të shtetit shqiptarë ka zgjedhur momentin që gjilanasve tu ofrojë diçka origjinale duke e pasuruar kështu jetën shpirtërore të trashëgimisë sonë.

Sadriu përmes ekspozitës së tij që e hapi në galerinë e qytetit ka dashur të tregojë përmes fotografisë me fatet e njerëzve. Xhevat Latifi duke folur për lidhmërinë e ekspozitës ka thënë se arti në brendinë e tij është para se gjithash komunikim, dhe ky komunikimin vazhdon të jetë i lidhur ngushtë bashkë me ecjen e njeriut sot e që nga fillet e tij. Është njeriu, është fjala dhe janë gjurmët ato që vazhdojnë bashkë ecjen në gjithëkohësinë e një komunikimi që vazhdon edhe sot dhe do të vazhdojë edhe nesër.. Në traditën e trashëgimisë sonë shpirtërore dhe materiale “ Njeriu dhe Shpija”, kanë një dimension të veçantë të gojëdhënave, legjendave dhe miteve.

Sipas Latifit artistin (arkitektin) Muhamed Sadriun e ka bërë të ketë një thirrje të brendshme të vazhdojë këtë komunikim për mes fotove-artistike. Shtëpitë si trashëgimi materiale dhe fotot e personazheve që ka fokusuar Sadriu, flasin! Flasin për një rrugëtim fatesh njeriu të këtij cepi të botës, të këtij këndi të atdheut. Asgjë më shumë sot nuk mund të flasë për kauzën tonë kombëtare se sa format e gurëve dhe rrudhave të fytyrës të këtyre personazheve.

KKVITI

Këto imazhe që lehtë perceptohen, ngulitet me takimin e parë me fotot dhe të marrin me vete dhe nuk te lënë indiferent. Artisti Sadriu, ka gjetur një formë shumë të veçantë, shumë origjinale për të shënuar 100 vite të Pavarësisë së Shqipërisë.

Një shekull i shtetit kombëtar janë shumë të ngjizura në këto fate “shpijash dhe njerëzish”, shënojnë një epokë të shumë asaj që nuk është thënë. Muhamed Sadriu e thotë ketë përmes fotos artistike në kohë dhe hapësira për “Njeriun dhe Shpijen”.

Kjo ekspozitë tregon se për “shekullin”, e pavarësisë ka çka të thuhet akoma më shumë…Shumë pak kemi thënë për “100 vjet Pavarësi”, për një kulturë mijëvjeçare ka theksuar Latifi.

Edhe Sadriu ndihet krenar që për këtë 100 vjetor të shtetit shqiptarë ka arritur të ofrojë për qytetin e tij dhe qytetarët e saj një ekspozitë që është bërë nëpër kohë e vite. Kontributin e ekspozitës e ka vlerësuar edhe Veton Nevzadi drejtor për kulturë e sport./rajonipress/