Fidanishtja

Eksportuesit ankohen për mospërkrahje – Hasani: Jemi faktorë kryesor në zhvillimin ekonomik

/ 3 minuta lexim

Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Kosovës, Nexhat Hasani, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se edhe pse eksporti është një nga faktorët që ndikon direkt në zhvillimin ekonomik, qasja e të gjitha Qeverive ka qenë jashtëzakonisht e paktë.

Madje sipas tij, eksporti nuk ka pasur ndonjë qasje në zhvillimin ekonomik, duke kërkuar kështu mbështetje të vazhdueshme.“Ne pos kësaj vizitës së fundit që ishin këta 50 investitorët, të huaj e që kjo ka shkuar përmes ambasadave, atashehëve deri tash nuk kemi pasur ndonjë ndikim të madh në ekonomi. Kështu që unë sugjerojë institucionet dhe Qeverinë që në këtë fushë të punojë shumë më tepër sepse mendojë që rruga e vetme dhe dihet që eksporti është një prej faktorëve kryesor të zhvillimit ekonomik dhe duhet të bëjnë më tepër”.“Ne deri më tani nuk kemi ndonjë qasje ndaj zhvillimit ekonomik. Eksporti është një prej faktorëve kryesor që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik. Qasja e të gjitha Qeverive është jashtëzakonisht e paktë. Edhe pse ne kemi vitin e fundit rritje të eksportit mirëpo ajo rritje është më shumë vlerë nominale se sa që është reale”.Hasani tha se ka një rritje në përqindje të eksportit dhe të importit mirëpo vetëm në numra dhe kjo rritje nuk është reale, edhe pse thotë se ka pasur rritje prej 80% të eksportit.“Ne edhe më tutje importin e mbulojmë afërsisht 17-18 për qind. Ne kemi një rritje prej 400 milionë në 700 milionë. Kjo i bie që kemi rritje diku 80 për qind të eksportit. Mirëpo importin e mbulojmë me më pak se 20 për qind. Në vitin 2020 kemi pasur importin diku 2 miliardë e 600 milionë, tani e kemi 3 miliardë e 400 milionë. Rritja është në numra mirëpo nuk është reale sepse ne nuk e mbulojmë importin me eksport”.Po ashtu Hasani theksoi që Kosova ka mundësi për të mbuluar tregun vendës, madje edhe për të eksportuar në vendet e tjera, raporton EO.

Mobi Casa

“Ukraina ka qenë një prej prodhueseve më të mëdhenj të produkteve ushqimore. Tek produktet ushqimore kemi mungesa dhe deficit të prodhimit. Ne nuk prodhojmë as për tregun vendor, nuk i plotësojmë as kërkesat tona. Ne duhet ti qasemi sidomos qasjes së bujqësisë. Ne kemi produkte të cilat Kosova mundet me i plotësua në tërësi konsumin vendor, edhe me eksportua”.“Kosova i ka të gjitha parakushtet me prodhua mish edhe për treg të jashtëm jo vetëm për tregun vendor. Kur kësaj i shtojmë edhe produktet e qumështit mbi 100 milionë ne importojmë vetëm produkte të mishit dhe qumështit. Ne nuk na duhet ndonjë përgatitje profesionale me u aftësua për këtë çështje”.“Produktet kryesorë që eksportohen kemi një rritje të madhe të industrisë së grurit, kemi industrinë e dyshekëve, përpunuese, metalike e cila ka bërë një hov të madh viteve të fundit keq rregullime që e thamë më herët me Ukrainë, dhe Ukraina është një prej prodhueseve më të mëdhenj të metaleve në Evropë dhe në botë dhe kemi rritje jashtëzakonisht të madhe të lëndës së parë, kështu që kemi një çrregullim total për momentin të ekonomisë”.