UBT

Eksporti bie për 15.6% në muajin tetor

/ 3 minuta lexim
HW

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin tetor, ku thuhet se eksporti i mallrave kishte vlerën 32.3 milionë euro, ndërsa, importi 315.1 milionë euro, që është një rënie prej -15.6% për eksport, kurse një rritje prej 2.0% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018.

Sipas ASK-së, të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 4.5% në muajin tetor 2019, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018, gjegjësisht në vlerë prej 282.7 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 270.5 milionë eurosh në vitin 2018. Eksporti mbulon importin me 10.3%.

”Eksporti i mallrave në muajin tetor 2019 kishte vlerën 32.3 milionë euro, ndërsa importi 315.1 milionë euro, që është një rënie prej (-15.6%) për eksport, kurse një rritje prej 2.0% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018. Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 31.2% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 15.9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 11.2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.5% e përbëjnë produktet bimore; 6.1% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 5.5% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 4.6% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij, etj. Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 15.0% e përbëjnë produktet minerale; 13.0% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11.0% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.4% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9.0% e përbëjnë mjetet e transportit; 7.1% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre, etj. Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së (28) arritën në 13.2 milionë Euro, ose rreth 41.1% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 29.0%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Italia (12.8%), Gjermania (9.6%), Holanda (5.4%), Britani e Madhe (1.7%), etj. Importet e Kosovës nga vendet e BE-së (28) ishin rreth 160.3 milionë Euro, ose 50.9% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 28.9%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (13.0%), Italia (10.6%), Greqia (3.7%), Bullgaria (3.6%), Sllovenia (3.1%), etj”, thuhet në komunikatë.

Eco Higjiena

Në muajin tetor 2019, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-s, sipas ASK-së, arritën në 14.3 milionë euro ose 44.4% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej -10.4%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin Shqipëria 18.9%, Maqedonia 12.0%, Serbia 7.5%, dhe Mali i Zi 4.2%.

“Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin tetor 2019, arritën në 45.0 milionë Euro, ose 14.3% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-47.8%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia (6.9%), Shqipëria (6.3%), dhe Serbia (0.1%). Ndërkaq, eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 4.6 milionë Euro, ose 14.5%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: Zvicra (7.9%) dhe Turqia (3.1%). Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 109.7 milionë Euro, ose 34.8%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (12.5%) dhe Kina (10.0%)”, thuhet në komunikatë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.