UBT

Eksploziv derës së banesës së kreut të PD-së në Vlorë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Vlorë – Shpërthim eksplozivi në derën e banesës së kryetarit të Partisë Demokratike në Vlorë, njëkohësisht edhe kandidatit të katërt i PD-së në këtë qark, Ardian Kollozi.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, në katin e 11-të të pallatit ku banonte Kollozi, pranë kryqëzimit “Rinia”, njofton BW.

Mobi Casa

Fatmirësisht mësohet se nga shpërthimi i eksplozivit të vendosur në derën e jashtme, nuk ka pasur të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme, shtatë dyer janë dëmtuar, si dhe dera e ashensorit të pallatit.

Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje duke nisur hetimet për identifikimin e autorëve.