ARKATANA

Ekspertja zbulon alternativat e shëndetshme për ushqimet e shtrenjta, që cilësohen si ‘superushqime’

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Fjala ‘superushqim’ ka qenë fjala që gumëzhinë në industrinë e shëndetit tash e disa vjet, por shumica thjesht nuk mund të spërkaten me vaj kokosi gjatë blerjes së tyre javore. Për fat të atyre që tentojnë të kursejnë të holla, ka plot pemë e perime që janë po aq të shëndetshme.

Amelia Harray zbulon alternativat më pak të shtrenjta që njerëzit mund t’i përfshijnë në meny për dobi shëndetësore. ‘Nuk ka definicion për supershqimin, që vërtet i huton njerëzit’, ka thënë

PERIMET ME GJETHE TË GJELBËR

Lakra jeshile u bë popullore vite më parë, ku shumë njerëz e konsiderojnë si modë që kalon, por është shtesë e shëndetshme në secilin ushqim. Perimet e gjelbra kanë shumë folate dhe vitamina K, derisa spinaqi përmban edhe fibra. ‘Spinaqi në fakt përmban më shumë hekur se lakra jeshile’, ka shpjeguar Amelia. Për fat të keq, ajo që njerëzit nuk e kuptojnë është se kur përzieni pemët dhe perimet, përmbajtja e fibrave pakësohet. ‘Unë i inkurajoj njerëzit të hanë ushqime, në vend se t’i pinë ato’, thotë Amelia

VAJI I ULLIRIT

Vaji i kokosit është një tjetër produkt që është cilësuar si ‘superushqim’, por Amelia nuk mendon se e meriton atë titull. ‘Nuk ka asnjë dobi nga vaji i kokosit në zierje. Nëse për asgjë tjetër, do ta rritë nivelin e kolesterolit të keq në gjak’, thotë Amelia. ‘Shumë më mirë është ta përdorni vajin e ullirit, vajin e avokados dhe vajin e orizit. Ka shumë më shumë opsione që janë më të lira dhe më të shëndetshme për juve’.

FIDANISHTJA

BANANET

‘Pasi bananet lehtë janë të qasshme në shumicën e vendeve, ato shpesh neglizhohen. Megjithëse uji i kokosit është i pasur me nutriente dhe përfundimisht është i shëndetshëm për juve, studimet kanë treguar se nuk e bën aspak më mirë punën për hidratim sesa uji. ‘Përmban nutriente si magnezi, kaliumi dhe fosfate, por ashtu kanë edhe bananet, dhe ju paguani shumë më tepër për ujin e kokosit’, thotë Amelia.

AVOKADO

Dy pjesëtarë prapa fitnesit “Peak Body”, Faye Sheridan dhe Tony Merrick, thonë se ata besojnë se është mirë ta dini se çfarë i mungon trupit tuaj. Megjithëse ai e kupton se pluhuri shëndetësor është shumë i popullarizuar, ata duan t’i mbesin besnik së pari ushqimit si tërësi, si një ‘kimchi’ i përgatitur në mënyrë natyrale, vezë dhe avokado. Çifti beson se njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm nga reklamimi apo promovimi i ushqimeve në rrjetet shoqërore në lidhje me superushqimin dhe suplementet.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.