RCCOLA

Ekspertizat sfidohen në rastin “Sopa”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ekspertiza e misionit të EULEX’it lidhur me rrethanat e vdekjes të Hamdi Sopës, mendohet se bindi prokuroren e rastit, Natasha Vickary, të lirojë nga masa e paraburgimit bashkëshorten dhe dy vajzat e të ndjerit. 86 faqe të kësaj ekspertize të cilat pretendojnë të sqarojnë në mënyrë të detajuar se si janë shkaktuar plagët e Hamdi Sopës, mendohet se kanë hequr barrën kryesore të dyshimeve që rëndonin mbi familjarët e tij.

Bazuar në këtë dokument, Prokurorja Natasha Vickary, në fund të korrikut propozoi lirimin nga paraburgimi të të dyshuarave Sopa. Në këtë raport jepen përgjigjet në disa pyetje kyçe.

Uji Dea

Ekspertiza e EULEX-it konstaton se therja në trupin e Sopës ka qenë fare e lehtë dhe e njëjta nuk ka qenë vdekjeprurëse. Madje ka qenë e vetëshërueshme.

Për goditjet pas koke pretendohet se ato i janë shkaktuar të ndjerit nga rrëzimi në banjë ose nga rënia e tij nga kati i nëntë i banesës… (Tribuna).