ARKATANA

Ekspertiza: Vrasësi i katërfishtë, Viktor B. vuante nga paranoja

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Megjithatë, akti i kryer ka qenë vështirë të parashikohej, pasi që, siç konstaton autori i ekspertizës, atë e ka bërë në një rast të skajshëm akut të manisë së tij Viktor B., personi i cili në shkurt të vitit të kaluar në Menznau të Lucernit kishte vrarë katër persona dhe i cili në rrethana të paqarta ishte vrarë edhe vetë, ka vuajtur nga paranoja ose mania e ndjekjes.

Një ekspertizë forensike-psikiatrike e bërë së fundi ka ardhur në këtë përfundim. Siç ka bërë të ditur Prokuroria Shtetërore e Lucernit të hënën, ai vuante nga skizofrenia paranoike akute.

Ndër argumentet për këtë konstatim, sipas ekspertizës janë ankesat e shpeshtuara të tij te familja se po ndiqej nga kolegët e tij, nga “fuqi të errëta” dhe nga organizata të ndryshme.

Megjithatë, akti i kryer ka qenë vështirë të parashikohej, pasi që, siç konstaton autori i ekspertizës, atë e ka bërë në një rast të skajshëm akut të manisë së tij. Ndërsa motivi i saktë dhe shkasi i krimit mbetet i panjohur, thotë prokuroria.

UBT

Ekspertiza është kryer me marrjen në pyetje të një numri të personave nga rrethi privat dhe ai i punës, i autorit të krimit.

Pasi që janë informuar familjarët dhe personat e prekur nga kjo tragjedi, prokuroria e Lucernit ka shpallur përfundimin e hetimeve.

Viktor B., shqiptar 42 vjeçar nga Kosova, me shtetësi zvicerane, kishte ardhur në Zvicër në vitin 1991 si refugjat, ndërsa në vitin 2001 kishte fituar pasaportën zvicerane, raporton sda.ch. Ai, me gruan dhe tre fëmijët e vet ka jetuar në Willisau ndërsa për 17 vjet ka punuar në firmën Kronospan në Menznau, ku është treguar punëtor i mirë dhe i rregullt. Ndërsa në vitin 1998 Viktor B. ishte gjykuar nga një gjykatë e Lucernit me 12 muaj burg me kusht për një vjedhje./albinfo.ch/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.