Ekspertiza nuk doli mirë, mjekët në polici
Gjilan – Ekspertiza e kryer në rastin e Arbenita Spahiut ka konstatuar se mjekët janë vonuar në rastin e saj për t`i dhënë ndihmën e nevojshme profesionale. Tashmë në polici ndodhen Maxhide Shaqiri, Nexhat Sherifi dhe Hamide Zeqiri.
Për shkak të mos trajtimit të duhur profesional në rastin e Arbenita Spahiut tashmë në këto moment në polici ndodhen Maxhide Shaqiri, Hamide Zeqiri, dhe Nexhat Sherifi.
Prokurori i rastit Arben Ismajli tha për rajonipress se deri tashti vendimin për ndalim e ka lëshuar për Maxhide Shaqirin, derisa janë duke u intervistuar edhe mjekët Hamide Zeqiri dhe Nexhat Sherifi.
Ky ndalim i mjekëve erdhi pasi ekspertiza ka konstatuar se ka pasur vonesa në dhënien e ndihmës në rastin e Arbenita Spahiut e cila vdiq dy orë pas lindjes.
Mustafë Selimi axha i Arbenitës tha për rajonipress se e ka informuar kryeprokurori Jetish Maloku se ekspertiza ka dalur keq dhe në dëm të mjekëve. “Jam i tronditur dhe thjesht skam asnjë shpjegim. Ata që janë përgjegjës duhet të ndëshkohen” tha Mustafa./rajonipress/


