Uji Dea

Eksperti i sigurisë: S’mund të shpallet orë policore pa gjendje të jashtëzakonshme

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Derisa po vazhdon mosmarrëveshja midis presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, për këtë çështje kanë reaguar edhe ekspertët e sigurisë në vend.

Eksperti i çështjeve të Sigurisë, Agim Musliu, është shprehur se nuk mund të shpallet orë policore nëse nuk ka gjendje të jashtëzakonshme, masë kjo e para e cila i është kërkuar kryeministrit Kurti që t’i propozojë qeverisë si masë shtesë kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.

Eco Higjiena

Sipas Musliut, ora policore është pjesë e gjendjes së jashtëzakonshme, ku hyjnë në funksion FSK-ja, Policia, Doganat, Shërbimet Emergjente dhe Shërbimet Sekrete.

“Nuk mund të shpallet orë policore nëse nuk shpallet gjendje e jashtëzakonshme. Ora policore është pjesë e gjendjes së jashtëzakonshme. Në aspektin e gjendjes së jashtëzakonshme hyn në funksion FSK-ja, Policia, Doganat, Shërbimet Emergjente, Shërbimet Sekrete, kurse përkufizimi i lirisë është diçka tjetër”, ka thënë Musliu në një intervistë televizive për RTK.