ARKATANA

Eksperti i sigurisë: Qëllimi i Serbisë nuk është invadimi në Kosovë, por destabilizimi i vendit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, janë sulmuar me armë zjarri dy makina të Policisë së Kosovës. Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi thotë se Serbia nuk ka qëllim të invadojë në mënyrë klasike në Kosovë, por sipas tij destabilizimi i vendit tonë patjetër se është qëllim.

“Qëllimi i Serbisë nuk është që të ndërmerr ndonjë lloj sulmi masiv apo invadimi në Kosovë, por të destabilizojë edhe duke përdorur elementet e brendshme ekstremiste”, tha ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Ai thotë se elementëve kriminalë që merren me kontrabandë po ashtu ju ka penguar qëndrimi i institucioneve të Kosovës.

“Në sulmin ndaj policisë në veri ka elemente të terrorizmit. Ai sulm nuk ka rrezikuar vetëm policinë doganierët apo inspektorët sanitarë, por edhet qytetarët që kanë qasje në atë rrugë. Pra vendosje e iriqëve apo përdorja e granatës janë elemente të terrorizmit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

GRANDEMALL

Ngjarja sipas Ibishit mund të konsiderohet edhe incident ndërkufitar, pasi nga territori i Serbisë n% Kosovë janë hedhur fishekzjarre.

Sipas ekspertit të sigurisë ministri Brendshëm nuk ka të drejtë të përzihet në autorizimet e policisë, nëse duhet të shkarkohen pjesëtarët serb të Policisë së Kosovës që janë në zinxhirin komandues.

“Inspektorati policor bënë propozime për shkarkimin e zyrtarëve të dyshuar policor. Ministri nuk mund të ndërhyjë në autorizimet e këtij institucioni, pasi ligji ia ka përcaktuar një gjë të tillë”, deklaroi Ibishi./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.