Mobi Casa

Eksperti i OSHP-së rekomandon anulimin e tenderit 8-milionësh

/ 2 minuta lexim
HW

Eksperti shqyrtues i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), Visar Basha, për shkak të shkeljeve të evidentuara gjatë procesit të prokurimit i ka rekomanduar Panelit Shqyrtues të OSHP-së ta anulojë tenderin 8-milionësh për ndërtimin e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë (QKUK), të shpallur nga Ministra e Shëndetësisë. Në ekspertizën e ekspertit shqyrtues, të cilin e ka siguruar gazeta “Zëri”, thuhet se Autoriteti Kontraktues (AK), Ministra e Shëndetësisë (MSH), për këtë proces të prokurimit nuk i ka respektuar në tërësi dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik (LPP).

“Prandaj eksperti shqyrtues i propozon Panelit Shqyrtues që ta anulojë vendimin e Autoriteti Kontraktues për dhënie të kontratës dhe ky aktiviteti i prokurimit të anulohet dhe njëherësh i propozon Panelit Shqyrtues që të aprovohen ankesat e operatorëve ekonomikë ankues si pjesërisht të bazuara”, thuhet në fund të ekspertizës së ekspertit shqyrtues.

Eco Higjiena

Më tej në ekspertizë thuhet se Komisioni i Jashtëm Vlerësues ka konstatuar se prej 13 kompanive, që kanë qenë në garë, vetëm dy janë të përgjegjshme, ndërkaq të tjerat janë të papërgjegjshme. Komisioni ka konstatuar se oferta e kompanisë “Al Trade” me 7.9 milionë euro është ofertë e përgjegjshme me çmimin më të lirë. Ndërkaq oferta tjetër e përgjegjshme sipas Komisionit kishte qenë ajo e kompanisë “Gintag Instat Taahut ve Ticaret” me 9.2 milionë euro./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.