Eko Higjiena

Eksperti i DPC: Po bëhet presion i jashtëzakonshëm për një marrëveshje të ndytë Kosovë -Serbi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Eksperti zviceran dhe njohësi i rrethanave në Ballkanin Perëndimor, Toby Vogel, ka thënë se tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë presion të pa parë për t’u arritur një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë para zgjedhjeve të nëntorit në Amerikë.

“Lajm i keq për të gjithë ata që kanë shprehur interes të sinqertë për një marrëveshje afatgjate ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Presioni për arritjen e një marrëveshje të shpejtë dhe të pistë përpara nëntorit është shumë i madh”, ka shkruar Vogel.

I gjithë ky debat është nxitur nga gazetari amerikan, Casey Michel, i cili ka shkruar për dorëheqjen e Richard Grenellit, nga pozita e ambasadorit të SHBA’së në Gjerman i.

Mobi Casa

Michel ka thënë se Grenell duket që ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që ka mbajtur deri tani (Ushtrues detyre i Drejtorit të Agjencive të Inteligjencës, ambasador në Gjermani), vetëm për të shtyrë përpara një marrëveshje në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“Duket se kjo ishte edhe arsyeja e vetme pse ai mbeti në pozitën e emisarit, duke dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat e tjera. Lajme të këqija mbi lajme të këqija”, ka shkruar gazetari amerikan Michel.

Toby Vogel, pjesë e DPC ditë më parë në një intervistë për REL kishte thënë se SHBA-ja do marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që ta shpallë misionin e përfunduar dhe të tërheqë trupat nga Kosova./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.