KKVITI

Eksperti i bujqësisë: Toka që s’punohet duhet t’i kthehet shtetit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

“Toka e cila nuk punohet më, duhet t’i kthehet shtetit”. Kështu deklarohet eksperti i bujqësisë, Alban Zusi.

“Kjo është një pasuri publike e parikthyeshme, që në vitin 1991 iu dhanë si instrument jetese. Por, në momentin që tokën nuk e ke më mjet jetesë, duhet ta dorëzosh. Është krejtësisht e ligjshme që për sa kohë toka nuk të shërben si instrument për të jetuar, duhet ta lësh atë tokë dhe duhet ta marrë publiku për ta përdorur. Nuk mund të qëndrojë 30 vjet peng, një pasuri e riciklueshme siç është toka”, u shpreh Zusi për Euronews Albania.

Uji Dea

Zusi nënvizoi se pjesa më e tokave, posedohen nga njerëz të cilët ndodhen në emigracion dhe që nuk kanë ndërmend të rikthehen.

“Është konsoliduar një mendim, që ka një problem të madh dhe të gjithë flasin me mënyrën se si është ndarë toka. Bujqësia ka shumë probleme por ky është një ndër to. Për shkak se tokën e posedojnë njerëz të cilët kanë ikur në emigracion dhe nuk kanë ndërmend të kthehen, ato e kanë mbajtur fort për ta kthyer në burim pasurie”, deklaroi ai.