ARKATANA

Eksperti amerikan: Vrasjen e Dick Martyt, Serbia synoi ta përdorte kundër krerëve të UÇK-së

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Profesori i Universitetit të New Yorkut, Alon Ben Meir, ka thënë se Serbia vrasjen eventuale të Dick Martyt, ka synuar të përfitojë në dëm të krerëve të UÇK-së që po mbahen të arrestuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Meir për Gazetën Nacionale e ka pranuar se gjykata është gjithnjë në shënjestër të kritikave, dhe akuzave për ndërhyrje politike.Eksperti amerikan për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor ka thënë se sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë subjekt i rritjes së tensioneve në rajon, si pasojë e luftës në Ukrainë.Meir ka theksuar se kryeministri i Kosovës, duhet të jetë më aktiv në dialogun me Serbinë, në kërkim të njohjes reciproke.“Është e qartë se Serbia po përpiqet të përfitojë nga procedurat penale në Hagë kundër kosovarëve të akuzuar për krime lufte kundër serbëve gjatë luftës. Përpjekja e Serbisë për ta vrarë Dick Martyn është njëfarë mënyre cinike, në atë që derisa kosovarët po ekspozohen si të akuzuar për krime lufte, Serbia po dëshiron të ngrejë ende çështje kundër Kosovës duke e vrarë Martyn dhe duke e fajësuar Prishtinën për krimin”, ka thënë Ben Meir.

Fundamenti

“Edhe pse disa seanca mbahen të hapura, si rregull këto diskutime bëhen prapa dyerve të mbyllura, dhe raportet duhet të merren me rezervë, pasi ka shumë raporte të tilla që kanë paragjykime të caktuara. Gjykata është e kujdesshme në shqyrtimet e saj, sepse rastet gjithmonë kanë implikime politike, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë”, tha tutje ai./FrontOnline

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.