Uji Dea

Eksperti amerikan reagon për skandalin e dy milionëve: Kosovarët po e humbin besimin tek qeveria

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Për skandalin e vjedhjes së dy milionë eurove nga Thesari i Kosovës, ka reaguar edhe eksperti amerikan, Alon Ben Meir.

Ky i fundit duke komentuar rastin në fjalë, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Kosova ka dështuar që ta luftojë korrupsionin dhe të ndërtojë një sistem juridik të aftë për t’i zhdukur këto dukuri negative.

Sipas tij, ajo që po ndodhë tani është gjëja më e keqe, pasi që siç shprehet Ben Meir, kosovarët po e humbin besimin në qeverinë e tyre.

Mobi Casa

“Kosova vazhdimisht ka dështuar të luftojë korrupsionin dhe të ndërtojë një sistem të fortë juridik edhe tani, njëzet vjet pas përfundimit të luftës dhe dymbëdhjetë vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë. Njerëzit po humbin besimin tek qeveria e tyre, që është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një kombi të ri që lufton për t’i dhënë rinisë së tij në veçanti një shpresë për një të ardhme më të mirë”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Disa ditë pasi u botua raporti i Komisionit Evropian për Kosovën në vitin 2020, i cili thekson se përparimi në luftën kundër korrupsionit mbetet i ulët, mbi dy milion euro u vodhën pas një shkelje në Zyrën e Thesarit të Kosovës. Ministrja e Financave Hykmete Bajrami konfirmoi në një konferencë për shtyp pasi u zbuluan transaksionet, duke thënë “Ka katër transaksione të dyshimta, të cilat u ekzekutuan nga llogaria e Zyrës së Thesarit që vepron brenda Ministrisë së Financave. Dy milion euro janë transferuar në llogarinë e një operatori ekonomik. ” Kosova vazhdimisht ka dështuar të luftojë korrupsionin dhe të ndërtojë një sistem të fortë juridik edhe tani, njëzet vjet pas përfundimit të luftës dhe dymbëdhjetë vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë. Njerëzit po humbin besimin tek qeveria e tyre, që është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një kombi të ri që lufton për t’i dhënë rinisë në veçanti një shpresë për një të ardhme më të mirë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.