ARKATANA

Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor: Nëse Serbia do integrim në BE duhet ta ndalë fushatën e çnjohjes së Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir, ka vlerësuar se Serbia duhet të tërhiqet nga fushata e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës, nëse do integrim në Bashkimin Evropian.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se është me rëndësi që Palmer dhe Lajçak janë duke bërë presion tek dy vendet që ta vazhdojnë dialogun.

“Është shumë me rëndësi që Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer dhe i Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak janë duke bërë presion tek dy vendet që ta vazhdojnë dialogun.

Uji Dea

Derisa Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq deklaron që “unë besoj në mundësinë e arritjes së zgjidhjes së kompromisit në dialog me Kosovën”, në të njëjtën kohë ai vazhdon fushatën për të bindur vendet tjera që ta çnjohin pavarësinë e Kosovës”, është shprehur Ben-Meir.

Sipas tij normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën është thelbësore për integrimin e Beogradit në BE.

“BE dhe SHBA duhet t’ia bëjnë të qartë Vuçiqit që ai nuk mund të shkojë në dy anët, por duhet të vendosë që nëse Serbia dëshiron të integrohet në BE, fushata e çnjohjes së Kosovës duhet të ndërpritet”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.